Khabib jep sinjale rikthimi

Boksi

Khabib jep sinjale rikthimi

Më: 18 mars 2021 Në ora: 11:28
Khabib jep sinjale rikthimi

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Instagram” i ka çuar një mesazh presidentit të UFC-së, Dana White.

Rusi ka postuar një foto bashkë me ish-presidentin e UFC,së Lorenzo Fertitta. “Ishte një kënaqësi të takohesha me Lorenzo”, shkruan Khabib Nurmagomedov, 29 fitore e 0 humbje në UFC.

Më tej, Khabib shkruan: “Dana White, me dërgo vendndodhjen tënde”.

Një mesazh ky që lë të mendosh se rusi dhe numri 1 i arteve marciale mikse do të takohen së shpejti. Ndoshta për të diskutuar për të ardhmen dhe rikthimin e Khabib në kafaz.

Khabib nuk duelon që prej eventit UFC-254, zhvilluar në tetorin e vitit të kaluar, ku mposhti Justin Gaethje. Pas fitores, rusi deklaroi tërheqjen e tij nga kafazi, por UFC ende nuk ia ka hequr titullin, pasi shpreson edhe për një duel të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat