Meçi i zjarrtë: Joshua – Fury

Boksi

Meçi i zjarrtë: Joshua – Fury

Më: 26 mars 2021 Në ora: 11:23
Meçi i zjarrtë: Joshua – Fury

Anthony Joshua dhe Tyson Fury do të përballen mes vete këtë vit në një nga duelet më të zjarrta në histori të boksit.

Në fillim të këtij muaji është nënshkruar marrëveshja për një përballje ndërmjet dy boksierëve britanik e cila pritet të zhvillohet në muajin qershor ose korrik.

Vendi se ku do të zhvillohet ky super-meç ende nuk është vendosur, mirëpo Lindja e Mesme dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shihen si dy opsionet e mundshme.

Promotori, Eddie Hearn nuk ka e ka përjashtuar mundësin që ballafaqimi të zhvillohet edhe në stadiumin “Wembley” në Londër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat