Donjeta në Finlandë

Boksi

Donjeta në Finlandë

Më: 7 prill 2021 Në ora: 14:22
Donjeta në Finlandë

Federata e Boksit të Kosovës, ka bërë të ditur, se me boksieren Donjeta Sadiku do të shkojnë në Finlandë.

“Me ftesë të Federatës së Boksit të Finlandës dhe Komitetit Olimpik të Finlandës, boksierja jonë, Donjeta Sadiku, së bashku me trajnerin e saj, Besim Brahimi, janë ftuar për të marrë pjesë në përgatitje në Tampere të Finlandës.

Donjeta Sadiku është ftuar si sparing partnere e boksieres më të mirë në botë, medalistes olimpike, botërore dhe evropiane, Mira Potkonenn.

Përgatitjet do të mbahen prej 9-22 prill 2021.

Federata e Boksit e Kosovës e vlerëson lartë ftesën, e cila është e mirëseardhur për boksierën Sadiku, të cilës do t'i ndihmojë si parapërgatitje për kualifikimet evropiane për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që mbahen në Paris të Francës, prej 04-08 qershor 2021.

FBOXK falënderon Federatën e Boksit të Finlandës dhe trajneren Maarit Teuronen, për ftesën, si dhe për heqjen e të gjitha shpenzimeve për Donjeta Sadikun”, njofton Federata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat