Nunes polemizon me presidentin

Boksi

Nunes polemizon me presidentin

Më: 5 maj 2021 Në ora: 13:22
Nunes polemizon me presidentin

Amanda Nunes, kampionia e dyfishtë e botës në artet marciale mikse, ka polemizuar me presidentin e UFC-së, Dana White.

Sipas brazilianes, numri 1 i UFC-së po kërkon të mbyllë një nga Divizionet që ajo dominon, atë te peshës “featherweight” (pesha 61-66kg).

“Dana kërkon ta mbyllë këtë Divizion, por ia kam thënë në fytyrë se për sa kohë unë do të jem kampione e botës, kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

Mendoj se sot është e vështirë të gjesh talente në këtë peshë, por atyre duhet t’u jepet pak më shumë kohë”, tha Nunes.

Nunes, 21 fitore e 4 humbje në kafaz, mban edhe titullin e peshës “bantamweight” (pesha 56-61kg). “Luanesha” braziliane, më tej tha: “Unë besoj se UFC-ja do të gjej shumë shpejt një rivale në atë peshë për mua. Jam e sigurt se ky Divizion do të mbijetojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat