McGregor paralajmëron Poirier: Po vij për ty…

Boksi

McGregor paralajmëron Poirier: Po vij për ty…

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 12:38
McGregor paralajmëron Poirier: Po vij për ty…

Irlandezi Conor McGregor, pak ditë para triologjisë ndaj Dustin Poirier (10 korrik, në Las Vegas, ka nisur betejën psikologjike ndaj rivalit amerikan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka paralajmëruar Poirier se po rikthehet në kafaz për hakmarrje, pas humbjes që pësoi në janar të këtij viti.

“Dustin, kokë-bizele. Po vij për ty kokë-bizele”, u shpreh irlandezi përmes një postimi me zë dhe pa figurë. Kjo do të jetë sfida e tretë mes dy sportistëve, me McGregor që ka fituar duelin e parë, në vitin 2014.

Ndërsa këtë vit, Poirier fitoi revanshin dhe tashmë sportistët do të zhvillojnë triologjinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat