Aziz Salihu: Marre, me tradhtuan...

Boksi

Aziz Salihu: Marre, me tradhtuan...

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2021 Në ora: 13:30
Aziz Salihu: Marre, me tradhtuan...

Aziz Salihu është i revoltuar! Sportisti i Shekullit, tha se ata që i premtuam se do të ndihmojnë për turneun ndërkombëtar “Zahir  Pajaziti”, nuk ia qitën mjetet. Turneu u mbajt javën që e lamë pas. ‘Zizi’ tha se ka qenë turneu më i mirë në 20 vitet e fundit.

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, tha se shpreson ende që ata të cilët i premtuan do t’ia qesin paratë, sepse duhet paguar boksierët pjesëmarrës në turne. 

“Unë mendoj se e kam mbajtur turneun më të mirë në 20 vitet e fundit. Gjithmonë kam hequr për të organizuar turneun, askush nuk po më jep mjete për të mbajtur turneun, po me premtojnë dhe po me rrejnë, po me mashtrojnë. E meriton me mbajt turneun për komandantin “Zahir Pajaziti”. Këtë turne do të bëj tradicional si turneun ‘Adem Jashari’, jam duke punuar për këtë mënyrë. Marre është, marre, gjynah çfarë më kanë bë. 

Ata që me kanë premtuar nuk me kanë qitur paratë. 

Shpresoj se do t’i qesin paratë, m’ia dhanë boksierëve. Po pres këto dy a tri ditë.

Një herë nuk po tregoj kush, nëse i qesin paratë, iu jap dorën e iu them ju lumtë. Për hatër popullit e mbajta aty turneun “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Falënderoj popullin. 

As disa në lokalet e tyre që e mbajnë fotografinë e “Zahir Pajazëti” nuk me ndihmuan”, ankohet Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”. Boksieri më i mirë i turneut ‘Zahir Pajaziti’ u shpall Imer Mingjolli i KB Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat