McGregor nuk dëshiron të humbasë kohë

Boksi

McGregor nuk dëshiron të humbasë kohë

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 13:59
McGregor nuk dëshiron të humbasë kohë

Irlandezi Conor McGregor nuk dëshiron të humbasë kohë dhe pak ditë pas operacionit në kaviljen e majtë ai është rikthyer në palestër.

Ish-kampioni i dyfishtë i botës ka postuar foto nga stërvitja në palestër, me këmbën e fashuar, duke u përpjekur të ruajë formën sportive.

Irlandezi u dëmtua në duelin ndaj Dustin Poirier në eventin UFC-264, kur dëmtoi kaviljen në sekondat e fundit të raundit të parë.

McGregor u tërhoq (vendim i mjekëve) dhe ai e humbi dueli ndaj rivalit amerikan. Irlandezi pritet të qëndrojë pushim për pjesën e mbetur të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat