Shuma marramendëse që kanë fituar Joshua dhe Usyk pas meçit

Boksi

Shuma marramendëse që kanë fituar Joshua dhe Usyk pas meçit

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 13:48
Shuma marramendëse që kanë fituar Joshua dhe Usyk pas meçit

Anthony Joshua dhe Oleksndr Usyk janë përballur në Londër për titullin e kampionit të botës në peshat e rënda.

Pas 12 raundeve të zhvilluara, Usyk ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve, duke marrë titujt nga Joshua.

Ukrainasi tani është kampioni i katër brezave: WBA (Super), IBF, WBO dhe IBO në peshat e rënda.

Por përkundër humbjes nga Usyk, Joshua është ai që ka fituar më shumë të ardhura nga kjo përballje.

Boksieri britanik i ka pasur 15 milionë funte të garantuara nga përballja me Usyk, pa marrë parasysh rezultatit përfundimtar.

Në anën tjetër Usyk i kishte të garantuara pesë milionë funte, por që këto të ardhura mund të rriten edhe më shumë.

Mediat e ndryshme në Britani kanë raportuar se përveç pesë milionë funteve të fituara, Usyk do të ketë të ardhura të tjera pasi tanimë shumë sponsorë të fuqishëm i janë ofruar.

Shuma prej 20 milionë funteve ishte e garantuar për dy boksierët edhe para meçit, ku britaniku Joshua ka arritur që t’i marrë 15 milionë përkundër humbjes.

Gjithsesi vlen të përmendet se Joshua kishte vendosur një klauzolë që në rast të humbjes ka të drejt të kërkojë rimeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat