Shqiptari nga Kosova, para 43 viteve nënkampion i botës! Sot jeton në Bresje

Boksi

Shqiptari nga Kosova, para 43 viteve nënkampion i botës! Sot jeton në Bresje

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2021 Në ora: 15:02
Shqiptari nga Kosova, para 43 viteve nënkampion i botës! Sot jeton në Bresje

Kur kujton ditët e arta, shpesh herë emocionohet! 

Është Mehmet Bogujevci,  ish boksier i mirënjohur, nënkampion i botës në vitin 1978 (para 43 viteve), ndërsa ish pjesë e klubit më të suksesshëm shqiptar, Prishtina, pesë herë kampion i ish Jugosllavisë.

Bogujevci, siç shihet në foto, në ato vite ishte pjesë e klubit nga krahina e Vojvodinës, Spartaku nga Subotica.

Image

Një djalosh i rrallë, me një frizur të kohës së fillim viteve të 70-ta.

Sot ka kaluar të 70-ta, jeton në fshatin e tij, Bresje, që gjendet në periferi të Fushë Kosovës. 

Deri në fund të korrikut të këtij viti, ka qenë sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

Image

Zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës, falë Bogujevcit e disa boksierëve të gjeneratës së artë, kudo që shkojnë mburren me sukseset e tyre, duke treguar historinë e jashtëzakonshme të këtij sporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat