Ramadan Selimi e mashtroi Latif Demollin, e pabesueshme si ndodhi!

Boksi

Ramadan Selimi e mashtroi Latif Demollin, e pabesueshme si ndodhi!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 tetor 2021 Në ora: 14:51
Ramadan Selimi dhe Latif Demolli, shokë shumë të mirë

Para disa viteve kishte ndodhur një çudi në rajonin e Drenicës! 

Kur shokët duhen siç janë Ramadan Selimi dhe Latif Demolli, ndonjëherë ia “lëshojnë mjekrën” njëri – tjetrit.

Burimet e sigurta konfirmojnë, se në ato vite Latif Demolli sekretar teknik e zëdhënës, i veshur pedant e me këmishë të bardhë, u mashtrua nga Ramadan Selimi, atëkohë kryetar i Federatës së Boksit të Kosovës.

“Ramadani duke qeshur e ndali makinën. Ishin bashkë në makinë me trajnerin Shefki Bogujevci. Dani del e i thotë:

‘Latif, a ke mundësi me shty makinën se nuk po ndezët’!  Kohë e keqe, një shi i madh!

Lata doli nga makina e tij, e shtynte makinën me aq sa kishte fuqi, por ajo nuk lëvizte fare sepse ishte edhe përpjetës e madhe por edhe e frenuar fortë nga Ramadani. Latës nuk i vajti mendja se është një mashtrim i madh dhe një lojë ndaj tij.

Habia tjetër ishte se Dani e Shefkiu rrinin në makinë, ndërsa Latifi nuk iu thoshte asnjërit që të zbarkonte nga makina e ta ndihmonte.

Duket më shumë nga sikleti se kryetari kishte mbetur keq me makinë. Çudia ishte se Ramadani e Shefkiu në makinë, ndërsa ky e shtynte makinën pa mundur ta lëvizte nga vendi. Shefkiu i thotë: ‘Kryetar, boll bre se u bë qull nga shiu, gjynah’. 

Ky ia kthen: ‘Le ta provon, le ta provon, se po flet shumë. Shtyje, shtyje’.

Në fund del Dani nga makina e i thotë: ‘Latë, makina është super, vetëm të provuam sa je i fortë. Lata u bë fortë nervoz sepse ishte lagur shumë, uji i shkonte curril. Lata ishte lodhur shumë”, tregon një burim.

Raportohet se kjo hile apo mashtrim iu bë Latës për shkak se ai i kishte shitur mend në një rast ndaj kryetarit të federatës, e ky ishte një lloj ndëshkimi në shiun më të madh që binte atë ditë.

Sot Selimi nuk është kryetar i federatës, ndërsa Demolli është sekretar i përgjithshëm dhe njeriu më me ndikim. A më lehtë më shty makinën apo sot që është sekretar i përgjithshëm, pyetje pa përgjigje! Ndodhi e para disa viteve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat