Fury provokon: Wilder është i dobët mendërisht

Boksi

Fury provokon: Wilder është i dobët mendërisht

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 15:04
Fury provokon: Wilder është i dobët mendërisht

Boksieri britanik, Tyson Fury, do të përballet me amerikanin Deontay Wilder në Las Vegas, në orët e para të së dielës, në një nga duelet më të mëdha të vitit, i vlefshëm për titullin i peshave të rënda në WBC e që do të transmetohet në SuperSport.

Fury, me 30 fitore në karrierë, ndër të cilat 21 me “knock out”, dhe një barazim, po kalon një moment të artë dhe në moshën 33-vjeçare synon ta demonstrojë edhe përballë Wilderit, me të cilin barazoi në dhjetor 2018 dhe fitoi me “knock out” teknik më 22 shkurt 2020.

Përballja e tretë mes tyre ka krijuar pritshmëri të lartë, por Fury është i bindur se do ta shkatërrojë rivalin e tij.

“Wilder është i dobët mendërisht dhe unë do ta hedh “knock out”. E shkatërrova në ndeshjet e dytë dhe do të bëj të njëjtën gjë në të tretën. Ai po gënjen veten, do ta mbyll ndeshjen me “knock out”. Trashëgiminë e tij do ta marr unë, – tha Tyson Fury para gazetarëve.

Fury do të përpiqet të qëndrojë i pamposhtur, por duhet të mbrohet mirë për t’i shpëtuar goditjes së fuqishme të kundërshtarit të tij.

Wilder, me 42 fitore, nga të cilat 41 me “knok out”, një barazim dhe një humbje, këto kundër Fury-t, synon mbrojtjen e titujve që fitoi mes viteve 2015 dhe 2020.

Ai është stërvitur mirë dhe do të përpiqet ta ndalojë kundërshtarin më të ashpër të karrierës së tij, të vetmin që e ka mundur dhe të cilin nuk ka arritur ta mposhtë.

“Përgatituni për luftë. Jam veshur me të kuqe sot dhe dua hakmarrjen time me gjak. Mezi po e pres këtë moment,” – tha amerikani në konferencën për shtyp para duelit.

Përballja mes Fury-Wilder vjen dy javë pas shpërthimit të ukrainasi Oleksandr Usyk, i cili mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve britanikun Anthony Joshua, duke i rrëmbyer brezat e Shoqatës Botërore, Federatës Ndërkombëtare dhe Organizatës Botërore të Boksit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat