Në mesnatë Fury – Wilder, cili boksier shihet si shumë më favorit?

Boksi

Në mesnatë Fury – Wilder, cili boksier shihet si shumë më favorit?

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 14:07
Në mesnatë Fury – Wilder, cili boksier shihet si shumë më favorit?

Orët e para të mëngjesit të ditës së dielë, do të jenë elektrizuese për botën e boksit, me dy boksierët që pritet të ofrojnë një luftë të jashtëzakonshme mes tyre.

Do të jetë kjo hera e tretë që Fury dhe Wilder përballen mes vete, ndërsa ky meç do të luhet në T-Mobile Arena në Las Vegas.

Tyson Fury ka 31 ndeshje, ku prej tyre 30 i ka fituar dhe ka barazuar në vetëm një prej tyre, pikërisht ndaj Wilder. Nga 30 fitore sa Fury ka, 21 prej tyre janë me nokaut.

Në anën tjetër, Wilder nga 44 lufta sa ka zhvilluar, 42 prej tyre i ka fituar, një e ka humbur dhe në një tjetër ka barazuar ndaj Furyt. Boksieri britanik është ai që i ka prishur serinë e fitoreve atij amerikan.

Kur jemi tek kuotat e ndeshjes, Fury shihet dukshëm si më favorit ndaj Wilder, me ‘Gipsy King’ që kuotohet me vetëm 1.29, si fitues i këtij meçi, shkruan GazetaBlic Sport.

Në anën tjetër, fitorja e Wilder kuotohet me 3.25, vlerë shumë më e lartë se ajo e Furyt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat