Fury peshon më shumë

Boksi

Fury peshon më shumë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 16:04
Fury peshon më shumë

Boksierët Tyson Fury e Deontay Wilder kanë kryer peshimet zyrtare në prag të duelit që do të zhvillojnë mëngjesin e së dielës (ora 06:00 me orën shqiptare), sfidë e vlefshme për titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC).

Ashtu si dhe në përballjen e fundit, në shkurt të 2020-ës, Fury ishte më i rëndë se Wilder. Interesant fakti se të dy boksierët janë më të rëndë në peshë krahasuar me atë duel.

Fury peshonte 125 kilogramë, ndërsa Wilder peshonte gati 108kg.

Kjo është hera e parë që dy boksierët arrijnë një peshë kaq të rëndë në karrierën e tyre, në përballjet zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat