Brahimi kritikon kolegët trajnerë: Referimi është e vërtet se ka qenë i dobët, por...

Boksi

Brahimi kritikon kolegët trajnerë: Referimi është e vërtet se ka qenë i dobët, por...

Nga: K.G. Më: 9 tetor 2021 Në ora: 19:09
KBO Gollaku

Trajneri më i mirë aktualisht në vend, Besim Brahimi, selektori i Kombëtares së Kosovës, gjithashtu trajner në KBO Gollaku, kritikon në një formë kolegët e tij, duke thënë se duhet punë për me “prodhuar” boksierë.  

“Koleg të nderuar dhe të respektuar prodhoni boksierë, prodhoni talentë, leni grupacionet e ejani te punojmë. 

Unë i pata 15 boksierë të klubit tim edhe nuk patën kundërshtarët, që t’i kishit të gjithë ka 10 apo 15 boksierë, po ju betohem në Zot që nuk do të ishit ankuar kështu.   

Referimi është e vërtet se ka qenë i dobët, veç të një gjyqtar por po besoj ai nuk e ka bë me qëllim po prej mos dijes të nxënësi im Leutrim Mula me boksierin nga Besa e Pejës, i cili e dëmtoj boksierin. Pata frikë që po më gjuan prej ringut.

Kështu që kapni shikoni ndeshjet mirë të gjithë ju që jeni ekspertë të boksit, referimi i drejtë”, shkruan Brahimi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat