Fury: Shkova për t’i dhënë dorën, por...

Boksi

Fury: Shkova për t’i dhënë dorën, por...

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 12:38
Fury: Shkova për t’i dhënë dorën, por...

Britaniku 33-vjeçar, Tyson Fury dëshmoi edhe njëherë dominimin e tij në peshat e rënda, duke e mposhtur amerkanin 35-vjeçar, Deontay Wilder me nokaut në raundin e 11-të.

Fury me këtë triumf mbrojtin titullin e kampionit “WBC” në peshat e rënda, në duelin që u zhvillua në T-Mobile Arena të Las Vegasit.

Kjo ishte përballja e tretë mes tyre, me Furyn tashmë duke triumfuar dy herë, gjersa meçi tjetër kishte përfunduar barazim.

Pas ndeshjes, Fury theksoi se Wilder nuk tregoi respekt pasi shkoi për ti dhënë dorën për ndeshjen e zhvilluar.

“Shkova për t’i dhënë dorën dhe për të thënë ‘bravo’ dhe ai më tha që nuk dua të tregoj ndonjë sportivitet apo respekt. Unë thashë se nuk ka problem.”

I pyetur nëse ishte i surprizuar nga ky gjest i Wilder, Fury u përgjigj: “Po, shumë i surprizuar. Një idiot.

“Unë lutem për të. Unë jam mirënjohës që të gjithë dalim nga lufta në një pjesë dhe shkojmë te familjet tona”, u shpreh Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat