Ish gjyqtari i mirënjohur, Konjuhi: Po shihet se nuk ka kush t’i shpjegoj rregullat e referimit në boks

Boksi

Ish gjyqtari i mirënjohur, Konjuhi: Po shihet se nuk ka kush t’i shpjegoj rregullat e referimit në boks

Nga: K.G. Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:47
Ish gjyqtari i mirënjohur, Konjuhi: Po shihet se nuk ka kush t’i shpjegoj rregullat e referimit në boks

Ish gjyqtari i mirënjohur, Rrustem Konjuhi, reagon më lidhje më shumë ankesa e kritika që vijnë në adresë të gjyqtarëve të boksit të Kosovës, sidomos për ndarjen e drejtësisë në Kampionatin e Kosovës, që u mbajt në Mitrovicë gjatë këtij fillim tetori.

Ai tha se duhet të filtrohet lista por edhe të shikohet se si kanë votuar gjyqtarët.    

“Aq shumë ankesa në referim në kampionat nga ana e atyre që e kanë përcjell këtë garë, vetëm në Kampionatin e Shqipërisë ka ndodh.

Në Shoqatën e referëve qysh në seminarin e ardhshëm duhet të filtrohen ata të cilët nuk kanë njohuri të rregullave, e mos të lejohet avancimi i mëtutjeshëm, bile të rivlerësohen të gjithë, sepse po ti shikosh disa e shohin veten si yje, ndërsa në praktikë po dëshmohet e kundërta.

Sapo shoh dhe sa ankesa ka pas këtij kampionati, do të kisha propozuar rishikimi i të gjitha fleteve vlerësuese sepse këtu diçka nuk është në rregull, ose ka ndonjë keq lexim të listave ose kanë ndërhy dikush në ndryshimin e rezultatit, nëse ka ndryshime të dënohen individët, e jo te njollosen të gjithë referët. 

Po qese se edhe këta kanë gabu edhe këta të suspendohen.

Sipas këtyre përshkrimeve dhe pas këtyre ankesave qysh në shkurt edhe pse dy vite jam largu me duhet të aktivizohem përsëri nëse jo në referim, në interpretimin e rregullores edhe atë intensivisht sepse po shihet se nuk ka kush t’i shpjegoj rregullat si duhet, i pëlqeu dikujt apo jo”, komenton Konjuhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat