Bylykbashi: Nxënësit e mësuesit më të mirë, Lah Nimani, ua “fiknin dritat” kundërshtarëve serb

Boksi

Bylykbashi: Nxënësit e mësuesit më të mirë, Lah Nimani, ua “fiknin dritat” kundërshtarëve serb

Nga: K. Goca Më: 15 tetor 2022 Në ora: 19:15
Lah Nimani gjatë stërvitjeve

Vitet e 70-ta dhe të 80-ta, kaluan në dominim të klubit të boksit Prishtina, pesë herë kampion e gjashtë herë nënkampion i ish Jugosllavisë. 

Lah NImani, trajneri më i mirë i të gjitha kohërave, ndërtoi një gjeneratë që dridhte ringjet ish jugosllave.

Ata kudo që boksonin i jepni leksion kundërshtarëve, si në Beograd, Rijekë, Banjallukë, Sarajevë, Pulë, Semderëve.

Image

Lah Nimani

Fotoreporteri i mirënjohur, Ilaz Bylykbashi, ka publikuar disa fotografi, ku shihet Lah Nimani duke punuar me gjeneratën e artë të Prishtinës. 

Image

Afrim Majanci nokauton rivalin

Gjeneratë e papërsëritshme, e cila e bëri krenar Kosovën dhe kombin shqiptar.  

 “Për mos me u harru: 

Lah Nimani - njeriu me zemër luani! Mësues sporti, njerëzie, patriot, i dijshëm, i ngrohtë, i vrazhdë, i ndjeshëm, i urtë, trim, strateg boksi e luftëtar i përditshëm, për të dëshmuar se shqiptarët e robëruar dinë dhe munden të përballen në çdo log trimash, edhe në qofshin ata “gladiatorët e njohur serb”. 

Image

KB Prishtina në vitet e 80-ta

“Djemtë” e Lahut, siç njiheshin  boksierët e Prishtinës, së viteve të 1970-ta e 1980-ta, mësoheshin dhe dëshmonin artin më fisnik të boksit.

“Të bijtë” e Lahut, artist në ring - si balerin e kur referët serb që ua gllabëronin fitoren, nxënësit e mësuesit më të mirë, ua “fiknin dritat” kundërshtarëve serb.

Image

Skënder Hajdini me Lah NImanin

Në mes të litarëve boksierët e Prishtinë, kur luanin kudo jashtë Serbisë, në të gjitha ringjet e botës dëshmonin kulturë sportive e art!”, ka shkruar Bylykbashi në profilin e tij në facebook. 

Image

Afrim Majanci me djalin e tij

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat