Wilder rikthehet me një nokaut të fuqishëm

Boksi

Wilder rikthehet me një nokaut të fuqishëm

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 09:21
Deontay Wilder

Ish-kampioni i peshave të rënda, Deontay Wilder, shënoi rikthimin e tij të shumëpritur në ringun e boksit me një nokaut të fuqishëm.

Ai triumfoi ndaj Robert Helenius në raundin hapës të meçit të tyre në Barclays Center në lagjen Brooklyn të Nju Jorkut të shtunën mbrëma.

Një goditje i mjaftoi amerikanit, për ta hedhur në tokë finlandezin, që iu desh kohë për t’u këndellur.

“Deontay Wilder është rikthyer,” tha ai në intervistën e tij pas luftës në Fox. “

Wilder po rikthehej në aksionin brenda ringut për herë të parë që kur humbi nga Tyson Fury në tetorin e vitit të kaluar.

Për Wilderin, kjo është fitorja e 43-të në boksin profesionist, derisa ka dy humbje dhe një barazim.

Nga 43 fitoret, Wilder 42 i ka me nokaut, teksa dy humbjet i ka ndaj Tyson Furyt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat