WBC ka gati planin, mandaton dy ish-kampionë bote të duelojnë mes tyre

Boksi

WBC ka gati planin, mandaton dy ish-kampionë bote të duelojnë mes tyre

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 12:07
WBC ka gati planin

WBC, World Boxing Council, ka gati planin e saj për të ardhmen. Ajo ka vendosur të mandatojë dy ish-kampionë bote në peshën e rëndë, që të përballen mes tyre në një duel eliminator, që do të përcaktojë më pas boksierin që do të duelojë për titullin e këitj Divizioni.

Bëhet fjalë për amerikanin Deontay Wilder dhe meksikanin Andy Ruiz Jr., të dy ish-kampionë bote në peshën e rëndë dhe fitues në përballjet e fundit.

Ky lajm vjen pak orë pas triumfit me KO në raundin e parë që Deontay Wilder arriti ndaj suedezit Robert Helenius, në Nju Jork.

“Unë kam plane për të ardhmen, port ë shohim se çfarë do të ndodhë. Në planet e mia janë Usyk, Joshua dhe Ruiz. Jam gati të përballem me secilin prej tyre. Tashmë jam sërish në ring dhe pjesë e rëndësishme e këtij Divizioni, ku dua të argëtohem sërish”, u shpreh Wilder për të ardhmen e tij.

Sipas mediave amerikane, gjasat janë që kjo përballje mes Wilder dhe Ruiz të zhvillohet në pranverën e vitit të ardhshëm. Vështirë se Wilder të përballet me Joshua, pasi britaniku kërkon një rival më të lehtë pas dy humbjeve të fundit. E paqartë është e ardhmja e Usyk, që do të rikthehet në ring vitin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat