McGregor: Mayweather e kam mbajtur në kurriz edhe pse fitoi

Boksi

McGregor: Mayweather e kam mbajtur në kurriz edhe pse fitoi

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 12:57
McGregor

Irlandezi Conor McGregor ka përdorur rrjetet sociale për të thumbuar Floyd Mayweather, duke i kujtuar duelin që zhvilluan në vitin 2017.

Në atë sfidë, Mayweather fitoi me KO teknik në raundin e 10-të. McGregor, ikona e UFC-së, u shpreh se e ka mbajtur në kurriz gjatë gjithë sfidës boksierin e pamposhtur.

McGregor është ende i inatosur me atë rezultat, me gjyqtarin që ndali sfidën, duke u shprehur se nëse zhvillojnë revansh, do të hakmerret. “E mund Floyd nëse ne zhvillojmë një revansh.

E vërteta e pathënë është se unë e kam mbajtur në kurriz në raundet e para Floyd”, u shpreh Conoc McGregor, ende në fazë rikuperimi.

“Në atë sfidë, çdo goditje që i bëja përfundonte në trup. Nga koka në trup isha duke luajtur pingpong me të. Unë sërish dueloj fort sot dhe i iap fund shumë shpejt kohës së Floyd në ring”, tha irlandezi. Nga ajo sfidë, Mayweather arkëtoi 280 milionë dollarë, ndërsa irlandezi 130 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat