Luanesha shqiptare nga Australia nënkampione e botës në K 1

Boksi

Luanesha shqiptare nga Australia nënkampione e botës në K 1

Nga: Shaban Sinani Më: 18 tetor 2022 Në ora: 13:05
Luana Shabani

Sportistja  shqiptare nga  Australija, 16 vjeçare Luana Shabani, nënkampione  botë në  K1, në kategorinë 52 kg, gjatë qëndrimeit në  vendlindjen e prindërve të saj në Manastir, vizitoi edhe Televizionin Kombëtar KlanMaqedoni ku edhe zhvilluam një intervistë ekskluzive.

Kush është Luana  Shabani?

“Unë jam Luana Shabani jam 16 vjeç, vij nga Australia, prindërit e mi kanë lindur në Manastir, jam kikboksiere, kam pasur 9 ndeshje dhe fitova 8 prej tyre, së fundmi isha në Itali mora pjesë në kampionatin botëror dhe dola e dyta”. 

Image

Shaban Sinani pranon mirënjohjen

 Ku mësoni dhe  kur keni filluar me sport?
“Jam klasa e dhjetë dhe mësoj në kolegjin Epping secondary. 
Kam filluar karatenë kur isha pesë vjeçe, më vonë nuk më pëlqente dhe fillova me kikboksin dhe pastaj u dashurova me të dhe kam vazhduar ta ushtroj që atëherë”. 

-Cilën garuese i kishit kundërshtare në finale të Botërorit?

“Me Serbinë, nuk më kujtohet emri, e harrova …

-Cilat janë sukseset  tua?

“Kam pasur tetë ndeshje në Australi dhe i fitova të gjitha, kam pasur shumë ndeshje tjera me Fighters express dhe po.. Fighters expres.. “
 

Cilën kombëtare  do të përfaqësohje  nëse do kishit  ftesë Maqedoninë e Veriut apo Shqipërinë?

Do kisha luftuar për Shqipërinë Se jam shqiptare, e përfaqësoj timen.

I falënderoj për suportin dhe ndihmën që ma kanë dhënë që të arrij aty ku jam sot, pa to unë nuk do të isha këtu sepse shoqëria dhe familja dhe të gjithë përreth meje zënë një pjesë të madhe të asaj që kam dhe bëj sot. 

Kujt ia dedikoni medaljen e fituar në Kampionatin Botërorë?
Ju’a dedikoj juve, kjo është për Ju.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat