​Donjeta Sadiku lufton sot për medalje evropiane

Boksi

​Donjeta Sadiku lufton sot për medalje evropiane

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 09:56
Donjeta Sadiku

Boksierja Donjeta Sadiku do ta zhvillojë sot luftën e radhës në Kampionatin Evropian të boksit që po zhvillohet në Budva të Malit të Zi.

Medalistja botërore në kategorinë 60 kilogramë do të ballafaqohet me boksieren nga Rumania, Marin Loredana Andreea.

Kjo luftë pritet të zhvillohet nga ora 14:00.

Një medalje në kategorinë e seniorëve i mungon Kosovës tash e 35 vite dhe synimi i Sadikut është që të bëjë sërish histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat