Wilder: Ai më premtoi të duelojmë për titull

Boksi

Wilder: Ai më premtoi të duelojmë për titull

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 13:41
Wilder: Ai më premtoi të duelojmë për titull

Boksieri amerikan Deontay Wilder, 43 fitore, 2 humbje e 1 barazim në karrierën e tij, u shpreh se dëshiron të rikthehet kampion bote në peshën e rëndë.

Teksa një sfidë e katërt me Tyson Fury duket e pamundur të realizohet, Wilder shpreson të gjejë një marrëveshje me kampionin tjetër, ukrainasin Oleksandr Usyk.

Wilder shprehet se Usyk ia ka premtuar këtë gjë, madje e priste të ishte i pranishëm në duelin që amerikani arriti ndaj Helenius 4 ditë më parë në Nju Jork. “Usyk më premtoi se do të vinte dhe se do të më jepte mundësinë që të duelonin së bashku për titullin”, u shpreh Wilder, që korri fitoren e parë pas tri vitesh.

“Kam frikë se ashtu sikurse nuk mbajti njërin premtin nuk do të mbajë fjalën as për premtimin tjetër, për të dueluar me mua. Ne do të bisedojmë për të dueluar vitin tjetër, të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Wilder, një nga boksierët me grushtin më të fortë në histori (42 fitore i ka me KO).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat