Kampioni i boksit tani edhe këngëtar

Boksi

Kampioni i boksit tani edhe këngëtar

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 22:46
Kampioni i boksit tani edhe këngëtar

Deontay Wilder ka ndërruar ringun e boksit me studion muzikore, teksa ka publikuar videoklipin e tij të parë zyrtar.

Ish-kampioni i peshave të rënda WBC i mori pak kohë sportit, pas humbjes së tij me “knock out”, nga Tyson Fury, në tetor 2021.

Amerikani u fut në botën e muzikës dhe “vepra” e tij, me vëllanë e tij Marsellos Wilder dhe të fejuarën e tij Telli Swift, sapo ka përfunduar.

Kënga debutuese e Wilder “Everytime” u zbulua në verë.

“Për këngën time të re “Everytime ft. Marsellos Wilder,” shkruante Deontey Wilder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat