Shkak Donjeta e Kosovës, mediumi serb ndal transmetimin për disa minuta

Boksi

Shkak Donjeta e Kosovës, mediumi serb ndal transmetimin për disa minuta

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 24 tetor 2022 Në ora: 12:14
Donjeta Sadiku - majtas, Latif Demolli dhe Mariola Sallauka - djathtas

Donjeta Sadiku në kategorinë - 60 kg ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që u mbajt në Budvë të Malit të Zi.

Një gjest primitiv i televizionit serb ‘Arena Fight’, duke dëshmuar edhe një herë urrejtjen ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Duke dëshmuar edhe një herë se nuk mund ta durojnë suksesin e Republikës së Kosovës. 

Duke dëshmuar edhe një herë se suksesi i Donjetës i ka shokuar.

Përgjegjësi për media në Komitetin Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi, ka shkruar në profilin e tij për skandalin e mediumit serb që është ekskluzivisht për sporte luftarake. 

“Kanali serb ‘Arena Fight’, që transmetohet në platformat tona televizive, transmetoi drejtpërdrejt Kampionatin Evropian të boksit për femra Budva 2022, ku boksierja jonë, Donjeta Sadiku, fitoi medaljen e bronztë.

Pikërisht kur Donjeta boksonte, kanali në fjalë ndalte komplet transmetimin, duke e zëvendësuar me marketing! E njëjta ndodhi edhe gjatë ceremonisë së medaljeve!!!”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërkaq, Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, tha se është e vërtetë. “Po, kjo la ndodhur.

Më ka treguar Mehmet Bogujevci, i cili ka qenë duke e përcjell përmes kanalit televiziv”, thotë Demolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat