Usyk: I dehur, eja të duelojmë në ring të shohim kush është më i miri

Boksi

Usyk: I dehur, eja të duelojmë në ring të shohim kush është më i miri

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 12:24
Usyk

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë (WBA, WBO, IBF) ka ftuar në duel kampionin tjetër të këtij Divizioni, britanikun Tyson Fury (WBC), në një duel që do të unifikojë titujt. Ai e ka quajtur Fury “borracho” (pijanec). Të dy boksierët janë të pamposhtur në karrierën e tyre: Usyk me 20 fitore, 0 humbje, ndërsa Fury me 32 fitore e 1 barazim.

“Po i bëj një apel Tyuson Fury për të dueluar me mua. Dëgjo Tyson, “borracho”. Le ta organizojmë këtë sfidë. Dëgjo, pijanec, le të duelojmë. Le të vendosim në ring se kush është më i miri mes nesh në këtë Divizion. Kush është më i miri në botë. pijanec, Tyson Fury, je një dehur”, u shpreh Oleksandr Usyk.

Nëse kjo sfidë realizohet, atëherë ajo do të zhvillohet vitin tjetër, pasi më 3 dhjetor Fury do të duelojë ndaj patriotit të tij Dereck Chisora. Ndërsa Usyk ende nuk ka asnjë plan konkretisht, por ka konfirmuar se do të rikthehet në ring pranverën e 2023-shit.

“Tyson është i pari në listën e rivalëve. Kur më pyetën kë tjetër dëshiroj të kem përballë në ring thashë Wilder, por ai nuk është i preferuari im. Kundërshtari im është Tyson Fury. Vetëm pasi ta mposht atë do të diskutojmë me Wilder”, tha Usyk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat