Khabib s’mjaftohet vetëm me një titull

Boksi

Khabib s’mjaftohet vetëm me një titull

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 15:24
Khabib s’mjaftohet vetëm me një titull

Rusi Islam Makhachev përmbushi objektivin e parë në karrierën e tij, duke u shpallur kampion bote në peshën e lehtë, objektiv ky i Khabib dhe babait të tij Abdulmanap Nurmagomedov. Ata ishin të bindur për këtë gjë që kur ai nisi rrugëtimin e tij në kafaz dhe e realizoi objektivin në eventin UFC-280, ku mposhti brazilianin Charles Oliveira, në Abi Dhabi.

Gjithsesi, Khabib, që është trajneri i Islam Makhachev, nuk është i kënaqur vetëm me këtë titull dhe kërkon më shumë. Ish-kampioni i botës shprehet se për Islam do të nisë një aventurë e re, në peshën “featherweight” (pesha 66kg), ku kampion  është australiani Alexander Volkanovski. Dhe, sipas Khabib, dy kampionët do të pëballen mes tyre në shkurt të vitit të ardhshëm, në eventin UFC-284, që zhvillohet në Perth të Australisë.

“Unë kam një objektiv të ri, të jem kampioni bote edhe në peshën “featherweight”.

Kjo është arsyeja pse unë duhet të shkoj në Australi dhe do ta mund këtë djalë. Unë kam një ekip të madh, nuk ka rëndësi, është mirë apo jo për ne kjo sfidë. Mund të udhëtojmë në Australi, është një vend i mirë. Mund të bëjmë një kamp atje, duke u stërvitur atje dhe të fitojmë”, tha Islam makhachev.

Këtë gjë e konfirmoi edhe Khabib, që shtoi: “Volkanovski, ne të respektojmë, por do të zëmë vendin tënd, vëlla. Ti je më i miri tani, por Islam do të zërë vendin tënd. Duhet të përgatitesh. Islam do t’ia marrë gjithë energjinë, do ta rrëzojë dhe do ta mbysë. Kjo është ajo që unë mendoj. Kjo është mënyra se si unë e shoh se do të shkojë lufta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat