Nuk mund të quhet më e mira në histori

Boksi

Nuk mund të quhet më e mira në histori

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 12:36
Nuk mund të quhet më e mira në histori

Cris “Cyborg” Justino nuk është gati të pranojë se rivalja e saj e vjetër e kafazit Amanda Nunes mund të quhet si sportistja më e madhe në historinë e arteve marciale mikse (the goat). Dy luftëtaret braziliane u përballën mes tyre në dhjetor të 2018-ës, me Nunes që fitoi atë sfidë, duke mbajtur dy tituj kampionë bote në UFC.

Pavarësisht nëse njëra nga sportistet triumfoi në atë sfidë edhe sot pas katër vitesh nga ajo sfidë, Cyborg dhe Nunes janë të dy kandidate të forta për trofeun “the goat” në UFC. Në UFC-232, Nunes mposhti Cyborg me KO pas vetëm 51 sekondash, duke fituar titullin në peshën “featherweight” (pesha deri 66kg), ndërkohë që mban edhe titullin e peshës “bantamweight” (pesha deri 62kg).

Cyborg ka mbetur po aq dominante si dikur, ndërkohë që ajo humbje ndaj Nunes është e dyta në karrierën e saj, që daton që nga debutimi i saj profesional në vitin 2005. “Ju e quani Amanda “the goat”, më të mirën, por ajo ka më shumë humbje se unë. Ajo nuk qëndroi 14 vjet e pamposhtur si unë“, tha Cyborg për MMA Junkie.

“Unë e humba sfidën kundër saj, gjëra që ndodhin në sport. Ndonjëherë thjesht nuk është dita juaj me fat dhe humbet. Ndodh edhe kështu. Por historia është e gjatë, nuk ka të bëjë vetëm me një sfidë”, u shpreh Cyborg. Nunes mban ende të dy titujt kampionë bote, duke rifituar këtë vit atë të peshës bantamweight, që e humbi në dhjetor të vitit 2021 ndaj Julianna Pena. s

Njerëzit mendojnë se një revansh i Cyborg kundër Nunes do të ishte interesant, pasi sfida e parë mes tyre ishte shumë e shkurtër. Për fat të keq, Cyborg tani duelon në një disiplinë tjetër të sporteve luftarake (Bellator). “Nëse Amanda Nunes largohet nga UFC, ky revansh mund të ndodhë. Nëse ajo vazhdon në UFC, është e vështirë të ndodhë. UFC-së nuk i pëlqen të paguajë luftëtarët”, tha Cyborg për MMA Junkie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat