Kallashi me Avdyl Salihun shënojnē fitore të madhe në Oberhausen

Boksi

Kallashi me Avdyl Salihun shënojnē fitore të madhe në Oberhausen

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 12:35
Kallashi me Avdyl Salihun shënojnē fitore të madhe

Aleksander Kallashi nga "ArenaRing Management Promotion" me manaxherin e njohur shqiptar Avdyl Salihu te shtunën në Oberhausen kanë arrit nje super fitore ndaj vendasit nga Universum Promotion, Mohamed Kahlu me KO ne raunden e 6.

Ka qen kjo nje ndeshje e fuqishme e Kallashit duke treguar edhe një herë se e pret një e ardhme e shkëlqyer.

"Ne si staf jemi shumë te gëzuar për kete fitore.

Kemi besuar, punuar dhe ja arritem qellimit.

Tani me Kallashin kalojme në një nivel më të lartë.

Besoj se në të ardhmen do kemi më shumë mbështetje nga sponzorët sepse ata janë shtyla e ngritjes së formës dhe arritjes së resultateve", tha manaxheri, Salihu.

Nga ana tjetër Kallashi tha "Pqs 6 raunde te forta arrita te fitoj ne raundin e 6 me ko. Falënderoj shumë manaxherin tim që ishte afër meje dhe mundësin që ma dha që të ndeshem para 15.000 shikuesve ne palestër dhe milionave ndjekës në kanalin e Universum Promotion, ëndrat po realizohen. Falinderoj poashtu skuadren time, te gjith ju qe me perkrahni dhe te gjithë ju qe me keni dergu kaq shum mesazhe", tha Kallashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat