Spanja sërish telashe Kosovës

Boksi

Spanja sërish telashe Kosovës

Nga: K. G. Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 16:31
Ilustrim

Boksierët e Kosovës do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror për të rinj – U-18.

Lajmi bëhet i ditur nga Federata e Boksit e Kosovës.

Spanja sërish telashe Kosovës, boksierët dhe delegacioni i Kosovës ende nuk janë pajisur me viza.

“Në Spanjë do të zhvillohet Kampionati Botëror i boksit për meshkuj dhe femra për të rinj, U-18.
Kosova do të përfaqësohet me 2 boksier 86 kg Taulant Jakupi, 92 kg  Donat Syla, selektori Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Edhe pse me kohë jemi paraqitur për pjesëmarrje ekipi i Kosovës ende nuk është pajisur me viza.

Në këtë Kampionat Botëror do të marrin pjesë më shumë se 650 boksierë nga 89 shtete.

Federata Evropiane (EUBC) do të përfaqësohet me 321 boksierë, që është më shumë se çdo Konfederatë tjetër.
Qyteti spanjoll në rajonin Alicante, La Nucía do të presë Kampionatin Botëror të boksit për meshkuj dhe femra IBA 2022 në arenën Ciudad Deportiva Camilo Cano me datën 14-26 Nëntor”,
njofton federata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat