Zhang rikthehet kampione e botës

Boksi

Zhang rikthehet kampione e botës

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 12:06
Zhang rikthehet kampione e botës

Luftëtarja kinezeWeili Zhang rikthehet kampione e botës në peshën “strawweight” (pesha deri 52kg) në artet marciale mikse, pas fitores me “submission” ndaj amerikanes Carla Esparza, në eventin UFC-281, zhvilluar sot në Nju Jork.

Një kapje në qafë e Zhang ndaj rivales në mesin e raundit të dytë bëri që amerikania të dorëzohej e gjyqtari të ndalë sfidën. Zhang rikthehet kampione në këtë Divizion pas 20 muajsh, duke rimarrë titullin që pat humbur në prill 2021.

Sfida u dominua gjatë gjithë kohës nga luftëtarja kineze, në formë të mirë dhe arriti të marrë maksimumin nga grushtet e saj. Esparza, që ka qenë dy herë kampione e këtij divizioni, u duk larg formës së saj më të mirë, duke mos rivalizuar dot.

Për Zhang kjo është fitorja er 23-të në kafaz, ku ka edhe 3 humbje. Ndërsa për Esparza vjen humbja e 7-në në karrierë, ndërkohë që numëron edhe 19 fitore. Një triumf i merituar për kinezen, që rikthehet në majën e botës në peshën “strawweight”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat