Eskalon situata, boksierët rrihen në rrugë

Boksi

Eskalon situata, boksierët rrihen në rrugë

Nga: K. G. Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 23:37
Rrihen në rrugë

Boksierët profesionistë Anthony Taylor dhe Rhys Caldon patën një konfrontim të ashpër fizik në rrugë.

Ata aktualisht ndodhen në Dubai, ku i presin meçet. Duke qenë se nuk do të përballen me njëri-tjetrin në ring, padyshim që vendosën ta bëjnë në rrugë.

Ata u takuan dhe filluan menjëherë një sherr, por me një buzëqeshje në fytyrë. Pas kësaj pati një përqafim dhe dukej se gjithçka do të përfundonte paqësisht.

Mirëpo, Rhys hodhi ujë mbi kolegun e tij, gjë që tërboi Anthony, i cili në të njëjtin moment sulmoi fizikisht provokatorin.

Britaniku iu hodh mbi të, e goditi disa herë me grusht para kalimtarëve të tronditur.

Njerëzit që i shoqëronin i ndanë me shpejtësi, kështu që u shmang një fatkeqësi e madhe.

Kjo u pasua me sharjesh reciproke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat