Sportistët sherr gjatë konferencës

Boksi

Sportistët sherr gjatë konferencës

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 16:40
Sportistët sherr gjatë konferencës

Këtë fundjavë, në Las Vegas do të zhvillohet eventi UFC-282 në artet marciale mikse.

Sportistët kanë zhvilluar sot konferencën për shtyp para mediave, por tensioni nuk ka munguar. Protagonistë ishin Paddy Pimblett (pesha e lehtë) dhe Ilia Topuria (pesha pupël).

Edhe pse kanë rivalë të ndryshëm e garojnë në pesha të ndryshme, dy sportistët e arteve marciale mikse (MMA) nuk i kanë kursuar polemikat e fyerjet mes tyre. Ata provokuan disa herë njëri-tjetrin gjatë konferencës për shtyp deri aty sa Topuria u çua nga karrigia e tij dhe u drejtua për nga Pimblett.

Dy sportistët ishin larg njëri-tjetrit dhe në reshta të ndryshëm, ndërkohë që menjëherë ndërhyri një nga rojet e sigurisë, që ndali Topuria. Mes tyre ishte edhe presidenti i UFC-së, Dana Uajt. Pas konferencës ai shtoi se do t’i mbajë larg dy sportistët në momentin e peshimeve, për të evituar kontaktin fizik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat