Strickland kampion bote në peshën e mesme

Boksi

Strickland kampion bote në peshën e mesme

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 15:30
Pamje nga meçi

Në Sidnei të Australisëu zhvillua sot eventi UFC-293 në artet marciale mikse dhe surprizat nuk munguan.

Luftëtari neo-zelandez Israel Adesanya, edhe pse dueloi para fansave të tij, dorëzoi titullin kampion bote në peshën e mesme.

Ai u mund me vendim unanim të gjyqtarëve nga rivali amerikan Sean Strickland (49-46, 49-46, 49-46 vendimi i gjyqtarëve). Një rezultat që nuk pritej, pasi Strickland rikthehej në kafaz pas vetëm dy muajsh nga sfida e fundit.

Gjithsesi, amerikani arriti të jetë më superior se Adesanya (24 fitore e 3 humbje) në kafaz, duke mos dhënë atë që pritej. Për neo-zelandezin kjo është humbja e dytë në tri sfidat e fundit, duke dorëzuar sërish titullin kampion të peshës së mesme.

Për Strickland kjo është fitorja e 28-të në karrierë (ka edhe 5 humbje), por padyshim që mbetet suksesi më i rëndësishëm, që i dha titullin kampion. Me shumë gjasa, dy sportistët do të zhvillojnë revanshin në Amerikë brenda pak muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat