Pak kush e di se ish boksieri i mirënjohur Xhevdet Peci ka pasur më shumë talent të jetë futbollist se sa boksier. Gjenerata e tij tregon se Peci fortë e luante futbollin e vogël, por ishte inkuadruar në boks.
Pa hyrë në detaje pse është futur në boks dhe jo në futboll, ai shihet në një foto të rrallë me legjendën e futbollit Fadil Vokrri, aktualisht kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. “Dikur kur isha i ri. Futboll i vogël në Mitrovicë me legjendën e futbollit Fadil Vokrrin”, shkruan Peci.