Haye: Koha është perfekte që Joshua ta rrah Klitschkon

Boksi

Haye: Koha është perfekte që Joshua ta rrah Klitschkon

Më: 29 prill 2017 Në ora: 01:41
David Haye

Ish kampioni i botës në peshat e rënda, David Haye, ka komentuar meçin mes Wladimir Klitschko dhe Anthony Joshua.

Haye që në vitin 2011 ka humbur titullin e botës pikërisht nga Klitschko, e parasheh Joshuan si favoritë për ta dërguar në pension ukrainasin.

“Wladimir ka qenë jashtë ringut për 18 muaj dhe është diçka e tmerrshme për të luftuar me dikë të ri, të freskët dhe të fortë siç është Anthony Joshua. Kjo kohë dhe kjo luftë janë perfekte për Joshuan”, ka deklaruar Haye

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat