Kjo gjeneratë e Prishtinës i kishte bërë telashe klubet e Serbisë dhe të ish-Jugosllavisë

Boksi

Kjo gjeneratë e Prishtinës i kishte bërë telashe klubet e Serbisë dhe të ish-Jugosllavisë

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2017 Në ora: 12:17
Foto e viteve të 80-ta

Sportet luftarake i kemi traditë, por pa dyshim edhe në sporte tjera, si në futboll, basketboll, hendboll, skijim, xhudo etj. Megjithatë boksi është prej sporteve që ende kujtohet sot me krenari për sukseset e jashtëzakonshme në ish shtetin që nuk ekziston më, Jugosllavia. Klubi i boksit Prishtina në vitet e 70-ta e të 80-ta, bëri telashe dhe i mposhti keq e fortë shumë klube të Serbisë dhe klubet të Republikave të ndryshme (Kroacia, Bosnja, Serbia, Mali i Zi etj) të ish-RFSJ-së.

Prishtina ishte shumë e fortë, duke i mposhtur si Gosha nga Palanka e Smederevit, Radniçkin nga Beogradi, Pula, Buduçnosti nga Podgorica,  “Sllavija” e Banjallukës, “Kablovi” nga Svetozareva etj. Prishtina ka qenë pesë herë kampion i ish-shtetit që nuk ekziston më.  Këtë fotografi e kemi marrë në arkivin e ish-boksierit Naser Bajrami, i cili ka renditur emrat: si  Xhevdet Peci, Xheko Muhoviç, Beqir Berisha, Nazif Gashi, Bajram Hashani, Mehmet Bogujevci, Zoran Dediç, Haki Peci, Nico Jashari, Sami Buzolli dhe trajneri Lah Nimani. Kjo foto është e viteve 80-ta, por pa dyshim se në këtë foto mungojnë edhe shumë emra tjerë që lanë namin në atëkohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat