Mayweather: Do të zhvillojmë një super-ndeshje

Boksi

Mayweather: Do të zhvillojmë një super-ndeshje

Më: 23 maj 2017 Në ora: 14:38
Ilustrim

Boksieri Floyd Mayweather është i bindur se së shpejti do ta firmosë kontratën për një duel me Conor McGregor. “Do të jetë një super ndeshje”, ka thënë Mayweather. Javën e kaluar ka qenë McGregor ai që ka firmosur i pari kontratën, ndërkohë që presidenti i UFC-së, Dana White, tha se do të nisë negociatat me stafin e boksierit, që ditët e fundit ka qenë në Londër.

“Conor e ka nënshkruar kontratën. Unë jam këtu duke punuar, unë gjithnjë punoj. Kur të shkoj në Amerikë do të bisedoj me stafin tim. Nuk nxitohemi. Nëse unë do të dueloj, atëherë me 90% do të përballem me McGregor”, tha boksieri amerikan, që më tej shtoi. “Nëse Conor ka firmosur, atëherë unë do të bëj pjesën time, do të nënshkruaj kontratën. Fillimisht do të shkojë në shtëpi, do të komunikoj me ekipin tim, do të bashkojmë mendjet tona dhe diskutojmë dhe më pas do të zhvillojmë një super-ndeshje”, thotë Mayweather.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat