Reagon Makolli: Mos mbani gara sa për sy e faqe

Boksi

Reagon Makolli: Mos mbani gara sa për sy e faqe

Nga: Kemajl Goca Më: 18 qershor 2017 Në ora: 18:30
Fatmir Makolli

Kryetari i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, Fatmir Makolli, është i çuditur me dështimin e turneut ndërkombëtar të karatesë “Xhevat Makolli”. “T'ju informoj se me ka ardhur keq prej klubeve të karatesë dhe sportistëve, se sot nuk ish mbajtur fare turneu "Xhevat Makolli", arsyeja është organizimi i dobët dhe informimi jo i duhur për turneun, sepse dihet çfarë epiteti ka Turneu Ndërkombëtar. E dyta, me vjen keq për garuesit dhe familjet e tyre që çdo vit ju i obligoni që të paguajnë pjesëmarrjen e tyre në këtë turne, kur dihet kush e përkrah turneun (Departamenti i Sportit).

Mua ish Kryetari i Federatës Karatesë Fadil Arifi më kishte sjell një konfirmim prej Federatës Evropiane që turneu është në Kalendarin e Federatës Evropiane. Me vjen keq po ju Federata e Karatesë as ne faqen e juaj zyrtare nuk e keni turneun e lajmëruar, si do që të jete unë ju falënderoj për këtë organizim. Vitin e ardhshëm nuk do mbahet një organizim i tillë, ka edhe shume arsye tjera dhe ato që i përmenda me lartë, dhe ju propozoj mos mbani gara sa për sy e faqe”, ka thënë Makolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat