Wilder: Nuk ndryshoj mendje - Bota Sot
Wilder: Nuk ndryshoj mendje

Boksi

Wilder: Nuk ndryshoj mendje

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 16:39
Wilder: Nuk ndryshoj mendje

Pas Tyson Fury sot ka qenë radha e Deontay Wilder të dalë në skenë dhe të konfirmojë se dueli mes dy boksierëve do të zhvillohet normalisht dhe se asnjëri nga dy boksierët nuk është tërhequr. Sfidë që me shumë gjasa do të zhvillohet në mesin e nëntorit në Las Vegas dhe që do të jetë e vlefshme për titullin kampion bote të kategorisë WBC në peshën e rëndë, që mbahet nga Wilder.

“Ju konfirmoj se dueli me Fury do të zhvillohet, unë nuk kam ndryshuar mendje. Për të dy ne kjo përballje do të thotë edhe fitim i madh dhe të dy do të jemi të pasur pas kësaj sfide. Por nuk është ky qëllimi i këtij dueli. Tyson Fury do të ngjitet në ring, ku do të poshtërohet nga unë, ai dhe të gjithë njerëzit që e ndjekin”, u shpreh Deontay Wilder.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...