Fury: Po vij për ty Wilder, do të ta rrjep zemrën! - Bota Sot
Fury: Po vij për ty Wilder, do të ta rrjep zemrën!

Boksi

Fury: Po vij për ty Wilder, do të ta rrjep zemrën!

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 10:52
Fury: Po vij për ty Wilder

Boksieri britanik Tyson Fury nuk shqetësohet aspak nga thashetheme e mediave, që flasin për një anulim të sfidës mes tij dhe amerikanit Deontay Wilder apo se ai nuk ka licencë për të boksuar në Nju Jork e Las vegas. Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, është fokusuar te sfida me kampion aktual të botë Wilder (mban titullin e kategorisë WBC), të cilit synon t’ia rrëmbejë kurorën dhe ta sjellë në Britani.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Fury është shprehur se do të shkojë në Amerikë për Wilder. “Po vij për ty Wilder. Do të ta rrjep zemrën dhe do ta ha në një pjatë”, ka shkruar Fury, 26 fitore dhe asnjë humbje në ring si profesionist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...