Kampioni i botës pozitiv me kokainë - Bota Sot
Kampioni i botës pozitiv me kokainë

Boksi

Kampioni i botës pozitiv me kokainë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 11:12
Ilustrim

Kampioni i botës në peshën super të mesme në kategorinë WBC, David Benavidez, ka rezultuar pozitiv pas një kontrolli antidoping që është kryer së fundi. Substanca e ndaluar që i është gjetur në urinë është “benzoylecgonin”, që vjen nga familja e kokainës. Lajmin e ka konfirmuar presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman.

Një test antidoping i kryer më 27 gusht ka nxjerrë blof boksierin, ndërkohë që 21-vjeçari amerikan, 20 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist, mund të kërkojë edhe analizën e Testit B. Benavidez, në shtator të vitit të kaluar, fitoi titullin kampion të peshës super të mesme ndaj belgut Ronald Gavril, e mbroi atë titull sërish ndaj të njëjtit rival në shkurt të 2018-ës dhe pritet të duelojë në fund të këtij viti ndaj Anthony Dirrell.

“WBC ka marrë konfirmimin e këtij lajmi nga WADA, i cili është pezulluar përkohësisht deri në zbardhjen e situatës”, tha Sulaiman, që mund të marrë masa deri në heqjen e titullit për boksierin amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...