Ish-kampioni i Botës: Vetëm ky boksier e mposht Joshuan dhe nuk është Wilder - Bota Sot
Ish-kampioni i Botës: Vetëm ky boksier e mposht Joshuan dhe nuk është Wilder

Boksi

Ish-kampioni i Botës: Vetëm ky boksier e mposht Joshuan dhe nuk është Wilder

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 21:29
David Haye

Anthony Joshua mbrojti titullin kampion në supermeçin që u zhvillua në Wembley të Londrës duke mposhtur me KO rusin Alexander Povetkin.

Britaniku arrin të mbroj titujt e WBO, IBF dhe WBA duke qëndruar i pamposhtur edhe pas 22 ndeshjesh.

Por sipas bashkombasit të tij, David Haye, është një boksier që mund ta mposht Joshuan dhe ky nuk është Wilder.

Ish-kampioni i botës në pesha të rënda është i sigurt se ylli britanik, Joe Joyce, 33 vjeç, është njeriu për këtë punë.

Duke folur për “The Daily Star” , Haye tha: “Ka disa kundërshtarë të mirë potencialë”.

“Natyrisht, një djalë që unë promovoj, Joe ‘The Juggernaut’ Joyce ka diçka të veçantë”.

“Ai është një djalë i madh, ai është dikush që mund ta mposht Joshuan.

“Ai pëlqen të ndeshet shumë me Anthonyn”.

“Do ta hidhja në ring pa menduar dy herë”.

“Anthony Joshua dhe Deontay Wilder – ndoshta disa luftime më shumë derisa ai të arrijë në atë nivel”, ka shtuar David Haye.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...