Kampioni i botës ka rezultuar pozitiv - Bota Sot
Kampioni i botës ka rezultuar pozitiv

Boksi

Kampioni i botës ka rezultuar pozitiv

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 10:32
Kampioni i botës ka rezultuar pozitiv

Boksieri britanik Billy Joe Saunders, kampion i botës në peshën e mesme në kategorinë WBO ka rezultuar pozitiv me substancën e ndaluar “oxilofrine”, gjatë një testi antidoping vullnetar që ka bërë vetë sportisti para duelit që do të zhvillojë më 20 tetor ndaj amerikanit Demetrius Andrade.

Bëhet fjalë për një substancë të ndaluara nga WADA, ndërkohë që situata është ndërlikuar për 29-vjeçarin, që rrezikon të mos duelojë më 20 tetor, madje edhe të humbasë titullin.

Substanca e ndaluar është një amfitaminë që zakonisht përdoret për të kuruar hypotensionin (presionin e ulët të gjakut) dhe që merret vetëm me këshillën e mjekut. Ky medikament përdoret edhe në sport, por për kohë të shkurtra dhe sjell një rritje të shpejtë të prodhimit të adrenalinës si dhe rritje të oksigjenit në gjak.

Në vitin 2013, me këtë substancë të ndaluar u gjetën edhe dy sprinterët e njohur, amerikani Tyson Gay dhe xhamajkani Asafa Powell, që u pezulluan respektivisht 12 dhe 18 muaj.

Ky nuk është aspak një moment i mirë për boksierin britanik Billy Joe Saunders, që pak ditë më parë u gjobit me 100 mijë stërlina nga këshilli britanik i boksit për publikimin e një video fyese ndaj një gruaje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...