Rahimov i kërkon falje Donjetës së Kosovës që e ndalën ëndrrën e saj! - Bota Sot
Rahimov i kërkon falje Donjetës së Kosovës që e ndalën ëndrrën e saj!

Boksi

Rahimov i kërkon falje Donjetës së Kosovës që e ndalën ëndrrën e saj!

Nga: K. Goca Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 18:19
Rahimov i kërkon falje Donjetës së Kosovës që ia ndalën ëndrrën e saj!

Nuk mjafton një kërkim falje kur ia ndalë ëndrrën një sportistes që të garon në Kampionatin Botëror. Kjo kërkim falje është të hiqesh pak a shumë fajin! Falja më e bukur do të ishte që të anlohet Kampionatit Botëror dhe të dënohet rëndë Federata e Boksit e Indisë, edhe me përjashtim nga AIBA, sepse është e turpshme mos të pajisen me viza delegacioni i kombëtares së Kosovës, në krye me boksieren Donjeta Sadiku! Në faqene  klubit të boksit Gollakut është postuar kërkim falja e Presidentit të AIBA-së, i cili i kërkon falje Donjeta Sadikut. Një boksiereje kosovare që iu mohua e drejta e pjesëmarrjes në kupën e botës në Indi i kërkoi falje institucioni më i lartë i këtij sporti.

Image

Besim Brahimi dhe Donjeta Sadiku
AIBA përmes ueb faqes zyrtare ka shtuar se është tepër e dëshpëruar me qeverinë e Indisë që nuk gjeti një zgjidhje sa i përket vizave për sportisten Donjeta Sadiku dhe delegacionin kosovar. 
Presidenti i AIBA-së Gafur Rahimov ka thënë se jemi të shqetësuar me situatën. 
Asnjë boksier nuk duhet të ndikohet nga vendimet politike dhe ti prishet ëndrra e pjesëmarrjes së garat ndërkombëtare. 
Politika dhe sporti nuk duhet përzier. 
Ai ka shtuar se tani do ta rishqyrtojnë kampionatin botëror për meshkuj që është paraparë të zhvillohet në Indi në viti 2021. Krejt në fund Rahimov i ka kërkuar falje Donjeta Sadikut dhe Kosovës për krejt këtë tollovi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera