Salihu, menaxheri që drejton luftëtar të mëdhenj - Bota Sot
Salihu, menaxheri që drejton luftëtar të mëdhenj

Boksi

Salihu, menaxheri që drejton luftëtar të mëdhenj

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 11:38
Salihu, menaxheri që drejton luftëtar të mëdhenj

Bota e sporteve luftarake po pasurohet me një kompani serioze “Management Promotion - ArenaRing”  të drejtuar nga menaxheri tani më i njohur shqiptar, Avdyl Salihu. Qëllimi i tij është mbështetja e sportistëve drejt realizimit të ëndrrave të tyre por edhe këshillat e ndryshme ndaj bashkëpunëtorëve. Ai ka zbuluar planet e tija në të ardhmen dhe respektin që ka krijuar për një kohë të shkurt nga shumë kampion Evrope e bote.

Çka të shtyri për të hapur një menaxhment të tillë për sporte luftarake ?

Salihu: Edhe vet kam qen sportist dhe i di mirë dhembjet e luftëtarëve që synojnë të arrijnë majat botërore, por për shkaqe teknike nuk kanë mundur ti realizojnë ëndrrat e tyre. Shkaqet janë të ndryshme, ku njëra prej tyre janë edhe menaxherët që sipas mendimit tim janë personat kyç që ia mundësojnë sportistëve kualitativ rrugëtimin drejt  suksesit. Pra nga ky personi zyrtar varen shumë gjëra dhe ai duhet të jetë i aftë që të bëj punën e tij si duhet duke filluar nga kontaktet me promotor të njohur, bashkëpunim me menaxherë tjerë, promovim të vet sportistit nëpër media të ndryshme, kontrollet e vazhdueshme mjekësore si dhe nutricistët si dhe të ketë bashkëpunim të ngushtë me trajnerin sepse realisht ai e ka punën më të vështirë që të krijoj një kampion. I ceka këto rregulla me qëllim sepse kompania “Management Promotion - ArenaRing” me profesionalizmin më të madh do ti respektoj të njëjtat me secilin sportit që do të bashkëpunoj në të ardhmen por edhe me ata që tani më janë nën mbikëqyrjen tonë.

Njiheni si menaxher që keni arritur brenda 1 viti të bëni disa ndeshje për tituj, e keni pasur të vështirë?

Salihu: Të them të drejtën nuk e kam pasur edhe shumë të vështirë të inkuadrohem në profesionin e menaxherit  sepse shumë vite kam punuar si redaktor sportiv në disa media sportive ku edhe vazhdimisht kam përcjell karrierën e sportistëve dhe kjo më ka ndihmuar që sot me shumicën e tyre kam raporte miqësore. E fillova këtë profesion në vitin 2017 me një projekt të madh humanitar që e zhvillova në Ferizaj ku ish kampioni i botës në Muay Thai, Mustaf Kicaj ma dha mundësinë që unë të bëhem promotor i atij eventi shumë të suksesshëm ku edhe bëra dy ndeshje për titull njëra e Evropës ku e fitoi Naim Samiu dhe atë të botës ku triumfoi Burim Rama. Pas kësaj në Winterthur për titull bote u ndeshen Ile Ristevski dhe Rico Gigo ku fitoi ky i fundit. Mandej menaxhova ndeshjet për tituj bote në Kërçovë ku fituan Shemsi Beqiri e Burim Aliu dhe tani në fund të vitit jam i inkuadruar edhe në një projekt të madh në Tiranë ku Adriatik Cami do ndeshet për titull bote. Dua të potencoj se në Shqipëri kemi përfunduar me sukses bisedimet për zhvillimin e ndeshjes profesionale të boksit ku kampioni i Evropës, Armand Cullhaj do të ndeshet me boshnjakun, Slavisha Simeunoviç. Por nuk janë vetëm ndeshjet për titujt dobësia ime, por sipas statistikave të mija për 1 vit kam bërë mbi 60 lufta në K1, boks, MMA dhe Muay Thai.

Potencuat se të duhen shumë kontakte për të arritur suksesin, a janë gjithnjë ato frytdhënëse?

Salihu: Po deri tash kam pasur shumë takime dhe me qindra telefonata rreth kërkesave që kam pasur për sjelljen e luftëtarëve nëpër evenimente të ndryshme, kam biseduar me promotor dhe organizator të ndryshëm por gjithnjë nuk jemi marr vesh rreth kërkesave sepse disa organizator mundohen ta nënvlerësojnë aq shume sportistin duke mos ia mbuluar asnjë harxhim. Duke parë këto lojëra që bëhen unë vendosa edhe të hap këtë kompani menaxhimit ku ne përveç se do ti mbrojmë interesat e sportisteve  poashtu edhe do të gjejmë përballje me organizator serioz që do dinë vlerat e çdo sportistë pamarë  parasysh a është në profesionalizëm apo në nivelet më të ulëta.

Në sa evenimente keni marr pjesë me luftëtarët që keni përfaqësuar deri tani?

Salihu: Nuk ka aktivitet në Evropë e sidomos që e organizojnë promotorët shqiptar e që nuk kemi qen i kontaktuar për logjistik dhe gjetjen e luftëtarëve në përjashtim të disave. Kudo që jemi paraqitur kemi pasur respektin e duhur dhe jemi treguar sportist të vërtet. Ne si kompani kemi disa rregulla që sportisti duhet ti respektoj, por edhe vet organizatori që na kontakton. 

 “Management Promotion - ArenaRing” sa sportist menaxhon?

Salihu: E gjithë puna profesionale që kam bërë brenda 1 viti, kam arritur që të marr respektin e duhur nga sportistët andaj fakt për këtë është numri prej 35 kampionëve që kanë lidhur marrëveshje që ne ti përfaqësojmë nën ombrellën e “Management Promotion - ArenaRing” dhe ata mund ti shikoni edhe në faqen tonë zyrtare në FB po me të njëjtin emër.

Për të drejtuar një kompani të tillë duhet edhe licenca, posedoni këtë dokument

Salihu: Nuk është e mjaftueshme vetëm përvoja, kontaktet dhe bashkëpunimi i mirë me sportistët dhe promotorët nëse nuk jeni të licencuar për ta zhvilluar një profesion të tillë. Normal se edhe këto dokumente i posedoj, pra kam licencën për kickboks dhe MMA nga federata zvicerane SPF, kurse posedoj edhe licencën për menaxher për boksit profesionist.

Njiheni si familje që traditë keni sportet luftarake?

Salihu: Familja ime ka traditë sportet luftarake pasi axha im Aziz Salihu është një legjendë e gjallë e boksit botëror, ndërkohë që edhe axha tjetër Faton Salihu ka qen medalist evropian në boks dhe për momentin nënkryetar i federatës së boksit të Maqedonisë. Unë poashtu jam marr me mundje 20 vite me radhë ku kam shumë suksese individuale si sportist aktiv kurse më pas edhe si trajner në njërin prej klubeve më të fortë “Hedis”, por isha edhe si trajner i reprezentacionit të Maqedonisë. Kurse tani jam i punësuar në kuvendin e Qytetit të Shkupit ku jam Këshilltar sporti. Me një fjalë kam shumë përvojë dhe pasion pas sporteve luftarake dhe doja të projektor diçka të madhe ku lavërdan më të madhe do ta kenë vet sportistët që do i përfaqësojmë . 

Planet e juaja në të ardhmen?

Salihu: Planet e çdo njeriu për të ardhmen janë normal sukseset, por për të arritur deri atje duhet shumë punë. Thonë “Dita e mirë shihet në mëngjes”, kështu që ne, nga fillimi e kemi marr këtë punë seriozisht dhe për këtë po tregojnë sukseset që i kemi arritur duke qenë në menaxhimin tim shumë sportist të njohur dhe dashtë zoti që me të njetit të arrijmë të bëjmë shumë ndeshje për tituj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...