Feriti nuk do t’i turpërojë shqiptarët - Bota Sot
Feriti nuk do t’i turpërojë shqiptarët

Boksi

Feriti nuk do t’i turpërojë shqiptarët

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 14:46
Feriti nuk do t’i turpërojë shqiptarët

Dueli mes Ferit Ketës dhe Fatih Mehmet Karakus po troket. Provokimet e shumta të luftëtarit turk gjetën përgjigjen e djaloshit nga Bulqiza, i cili pranoi të përballej sërish me kundërshtarin e tij dhe në disiplinën që ky i fundit dëshironte, në Kickboks. Përgatitjet e 29-vjeçarit kanë vijuar me ritme të larta në Mynih të Gjermanisë nën monitorimin e trajnerit të tij Ismail Ketës. Ish-kampioni i botës në thaibox zbulon edhe arsyet se përse vendosi të pranonte sfidën që Karakus i parashtroi Feritit

Ferit Keta u përball në fillim të shtatorit me rivalin turk, por në sportin e boksit, ku dominimi i shqiptarit ishte evident, tashmë do të ketë një tjetër duel, në “mejdanin” ku luftëtari nga Kirikale ndihet më i forte, duke qenë se ka mbajtur dy tituj kampion bote, ndërkohë që bulqizaku zotëron titullin e kampionit të Europës në Kickboks. Me 8 dhjetor në Mynih ky duel do të jetë “main event” i “Keta Fight’s Gala” dhe pritet të jetë një përballje vërtet e zjarrtë, sepse të dy luftëtarët zotërojnë aftësi të veçanta, gjithsesi, Ferit Keta nuk ka zhgënjyer asnjëherë dhe temperamenti i tij akullt, që kamuflon zjarrin me të cilin ai i afrohet çdo sfide, do të bëjë diferencën edhe në këtë supersfidë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera