Forcat qeveritare siriane rimarrin qytetin e Manbixhit

Bota

Forcat qeveritare siriane rimarrin qytetin e Manbixhit

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 16:10
Forcat qeveritare siriane rimarrin qytetin e Manbixhit

Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga një milici kurde e mbështetur nga ShBA-ja, morën qytetin e Manbixhit nga militantët e Shtetit Islamik më 2016.

Turqia e sheh këtë formacion ushtarak të kurdëve si dorë e zgjatur Partisë së Punës Kurdistane e cila është e ndaluar në Turqi, si dhe është zotuar se do ta shkatërrojë atë.

Vendim i Forcave Demokratike Siriane për të bashkëpunuar me Qeverinë siriane, vjen pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 12 dhjetor, ka vendosur të tërheqë të gjitha trupat amerikane nga Siria.

Ushtria siriane tha të premten se flamuri sirian u ngrit në qytetin e Manbixhit dhe se do të garantojë sigurinë “për të gjithë qytetarët e Sirisë dhe të tjerët që janë të pranishëm në rajon”.

Rusia e ka përshëndetur këtë veprim. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, ka thënë se prania e trupave qeveritare do të “ndihmojë në stabilizimin e situatës”.

Rusia është një mbështetëse kryesore e qeverisë siriane në luftën shtatëvjeçare, ndërsa Turqia ka mbështetur grupe rebele që luftojnë kundër forcave të presidentit Bashar al-Assad. /REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat