Tërmet i fuqishëm në Iran, 31 të lënduar

Bota

Tërmet i fuqishëm në Iran, 31 të lënduar

Më: 6 janar 2019 Në ora: 20:14
Iran

Të paktën 31 persona u lënduan nga një tërmet që goditi sot një zonë në perëndim të Iranit, pranë kufirit me Irakun, njoftoi agjencia iraniane IRNA.

Enti Gjeologjik i SHBA-së fillimisht njoftoi se tërmeti ishte një shkallë 5.9-magnitudë e shkallës Rihter, por më vonë tha se tërmeti ishte 5.5 ballë, transmeton Reuters.

Një zëdhënës i shërbimeve emergjente të Iranit, Mogthaba Kaledi, tha për IRNA se 29 vetë u shtruan në spital pas tërmetit në provincën Kermanshah, që të gjithë me lëndime të lehta.

Ndryshe, mbi 700 vetë u plagosën në një tërmet me fuqi 6.3 sipas Rihter, që goditi Iranin në nëntor të vitit të kaluar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat