Një pajisje për grumbullimin e mbeturinave plastike në Oqeanin Paqësor është dëmtuar midis Kalifornisë dhe Havaje.
Holandezi Boyan Slat, i cili nisi projektin e pastrimit për Paqësorin, tha për NBC se pajisja është e gjerë 600 metra dhe do të dërgohet për riparim në Havaje, ose do të kthehet në portin Alemid në Kaliforni.
Pajisja u rrëzua për shkak të erës dhe valës së vazhdueshme në Paqësor, raporton AP.
Slat tha se ishte i zhgënjyer, por jo i dekurajuar. Ai premtoi se operacionet do të vazhdojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Qëllimi i projektit të tij ishte largimi nga oqeani i një "qilimi të qetë" të mbeturinave që peshojnë më shumë se tre ton, të formuara gjatë dekadave.